Lajme Shqip Monday, 10 September 2012 11:01

Siri – Aktivistët e të drejtave të njeriut në Siri thonë se forcat qeveritare bombarduan sot Aleppon, duke shkaktuar vrasjen e dhjetra njerëzve dhe mungesa edhe më të mëdha të ujit të pijshëm në qytetin më të madh të vendit.

Aktivistë e opzitës thonë se sulmet kishin në shënjestër zonat e banuara në qytetin verior të Alepos. Më parë, focat rebele u përpoqën që të çlironin zonat nga forcat qeveritare. Numri i saktë i të vdekurve është i paqartë, dhe njoftimet nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Dhuna vjen një ditë pasi uji i pijshëm u ndërpre në Alepo mbas dëmtimit të një ujësjellësi të madh gjatë luftimeve  mes forcave qeveritare dhe rebelëve. Aktivistët e opozitës thonë se ujësjellësi ishte goditur ndërsa forcat siriane bombarduan me artileri pozicionet e rebelëve, ndërsa zyratrët sirianë i akuzojnë rebelët për sabotazh.

Këto foto të pabesueshme tregojnë momentin e tmerrshëm kur një tank qeveritar godet një barrikadë të ngritur nga rebelët sirianë në Alepo. Imazhet e fuqishme janë kapur nga Tracey Shelton, një korrespondent i Global Post. Ai ka arritur të dokumentojë (siç i shihni në radhën poshtë) momentet kur rebelët ngrenë barrikadën dhe pastaj goditjen e fuqishme të tankut, që le të vdekur në vend tre rebelët. Në mëngjes rebelët po bënian shaka e po bëheshin gati të ngrinin barrikadën. Por pak më vonë kjo goditje e fuqishme u mori jetën. (LajmeShqip.com)