Lajme Shqip Friday, 15 April 2011 17:51

Bejrut – Mijëra njerëz dolën në rrugët e qytetit sirian, Deraa pas lutjeve të së premtes, duke brohoritur “liri”.

Sipas aktivistëve, të cilëve u referohen mediat perëndimore, numri i demonstruesve ishte mbi 10 mijë dhe në qytet prej mbrëmë nuk ka prani ushtarake, pasi presidenti Bashar Asad u takua me liderët lokalë. Ata sërish deklaruan se njerëzit nuk janë të kënaqur.

Demonstrata të mëdha ka pasur edhe në qytetin Deir al Zor, si dhe në një lagje në Damask. Në Banijas rreth 1.500 njerëz protestuan sot edhe krahas asaj që janë sistemuar ushtarë në qytet.