Lajme Shqip Monday, 25 April 2011 11:34

Aman – Siria i mbylli sot të gjitha pikat e saja kufitare në kufirin tokësor me Jordaninë, pasi tanket dhe automjetet e tjera përreth janë sistemuar në qytetin kufitar jugor, Dera.

Një diplomat në kryeqendrën jordaneze konfirmoi se dy vendkalimet kufitare kryesore në Dera dhe Nasib janë mbyllur për qarkullim nga pala siriane. Mediet kumtuan se kjo lidhet me operacionin e madh të forcave të sigurisë.