Lajme Shqip Monday, 06 February 2012 08:00

Damask – Në përleshjet ndërmjet forcave të sigurisë dhe atyre opozitare në Siri jetën e humbën edhe 48 njerëz, mes të cilëve numri më i madh civilë, 18 ushtarë dhe gjashtë desertorë, kumtoi sot organizata siriane për të drejtat e njeriut.

“Dymbëdhjetë njerëz janë vrarë, ndërsa 30 janë plagosur në një paralagje të Damaskut kur forcat e siguris hapën zjarr gjatë varrimit të njerëzve të cilët u vranë dje në këtë qytet”, deklaroi drejtori i Observatorit sirian për të drejtat e njeriut, Rami Abdel Rahman.

Dy civilë e humbën jetën në qendër të Damaskut, një foshnje në Muadami, ndërsa gjashtë persona në Idleb, në afërsi të kufirit turk.

Ndërkohë, Këshilli opozitar nacional sirian i kritikoi Rusinë dhe Kinën për shkak të vetos ndaj rezolutës për Sirinë në Këshillin e Sigurimit të KB-së, duke theksuar se me atë, presidentit Bashar al Asad i kanë dhënë “leje për të vrarë”.

Këshilli i bëri thirrje Moskës dhe Pekinit që menjëherë t’i shqyrtojnë qëndrimet e veta dhe të mos e bllokojnë vullnetin e qytetarëve sirianë, të cilët në mënyrë të qartë kërkojnë respektim të të drejtave dhe lirive të tyre. (LajmeShqip.com)