Lajme Shqip Thursday, 08 March 2012 09:22

Sidnei – Qyteti më i madh në Australi, Sidnei “përjetoi” reshjet më të mëdha natën e kaluar gjatë pesë viteve të fundit.

Shiu i rrëmbyeshëm ishte i shoqëruar edhe nga erërat e fuqishme, të cilat thyen shumë pemë, ndërsa në disa vende u ndërpre edhe energjia elektrike.

Rrugët në pjesët perëndimore të qytetit dhe disa magjistrale janë tërësisht të përmbytura.

Për një orë u vonuan fluturimet nga aeroporti ndërkombëtar, ndërsa aeroplanët të cilët duhej të uleshin, u orientuan drejt aeroporteve të tjera.

Në të njëjtën kohë autoritetet e qytetit Natalia, 735 kilometra në jugperëndim të Sidneit, u përgatitën për evakuim për shkak të shirave të rrëmbyeshëm, të cilat shkaktuan përmbytje të papara.

Australia është duke përjetuar javën me më shumë reshje shiu që prej vitit 1974. Në disa vende ka pasur reshje shiu për një javë pa ndërprerje, të cilat zakonisht bien për një vit.