Lajme Shqip Thursday, 18 August 2011 12:54

Vjenë – Ministri çek i Punëve të Jashtme Karel Shvarcenberg vlerëson se pas Kroacisë në Bashkimin Evropian duhet të pranohen vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Pas Kroacisë BE-ja së pari duhet t’i pranojë vendet nga Ballkani Perëndimor, sepse  përderisa nuk e bën këtë, në fqinjësinë e vet të afërt kultivon bombë të kurdisur”, theksoi Shfarcenberg në një intervistë për gazetën vjeneze “Prese”.

“Ballkani nuk do të qetësohet derisa përfundimisht nuk bëjmë që kufijtë të jenë të parëndësishëm. Kjo është e mundur vetëm në BE”, theksoi ai.

Në pyetjen nëse kjo do të thotë se së pari duhet të pranohet Serbia, e madje dhe Shqipëria, para Ukrainës, Shfarcenberg u përgjigj se për Çekinë, Moldavinë dhe Ukrainën janë në plan të dytë.