Lajme Shqip Tuesday, 15 November 2011 09:40

Gjenevë – Shitja e markave prestigjioze  të orëve tejkaloi pritjet duke arritur shumën prej 26,1 milion franga zvicerane (21,2 milion euro) pas ankandit prej nëntë orësh, kumtuan nga Kristis.

Për më shumë prej dy milionë frangave zvicerane u shit një orë e vitit 1968 nga Patek Filip, e prodhuar nga ari ngjyrë rozë, që ka një vlerë rekordi sipas Kristis.

Shitja e orëve Patek Filip, Vashron Konstanten, Odmar Pige apo Kartie i tejkaloj rekordet, përmend shtëpia e ankandit.

Ora e Roleks që e ka mbajtur Roxher Mur në filmin për James Bondin, është shitur për 219.000 franga zvicerane (182.000 euro).