Lajme Shqip Wednesday, 31 August 2011 15:32

Shkup – Janë shuar edhe tre mediume në Maqedoni. Bëhet fjalë për mediumet, “Forum”, “Love Magazin” dhe “Free Time Gid”. Kohë më parë nga opinioni i fshinë televizioni nacional maqedonas A1, gazetat “Vreme”, “Shpic” dhe “Koha e Re”.

Këtyre ditëve emision nuk emeton as televizioni në shqip Alb. Ende është e pasigurt se çka do të ndodhë edhe me Agjencinë e lajmeve “Makfax” e cila bën pjesë në grupin e njëjtë, të “Seavus Group”, nga e cila janë botuar tre mediat e lartpërmendura.

Sipas informacioneve të para, të punësuarve u është kumtuar se mbyllen mediumet e shtypura “Forum”, “Live Magazin” dhe “Free Time Gid”, ndërsa nëse duan të punojnë për agjencinë e lajmeve “Makfax”, rroga e tyre do të ulet në minimum. Njëri nga redaktorët e mediumeve të shtypura ka konfirmuar informacionin e tillë.

“Na kumtuan se mediat e shtypura mbyllen, sipas të gjitha gjasave për arsye financiare”, ka thënë ai. Madje, sipas informacioneve në këto media numri i ardhshëm i “Forum”-it nuk do të botohet të premten, edhe pse numri veç më është përgatitur. Ndryshe, nga menaxhmenti i mediumeve në fjalë thanë se më vonë do të japin prononcim lidhur me këtë çështje. (LajmeShqip.com)