Lajme Shqip Tuesday, 17 May 2011 13:10

Nju-Jork – Shefi i FMN-së, Dominik Shtraus Kan, do të dërgohet në një burg famëkeq të Nju Jorkut.
Një zyrtar i burgut të qytetit të Nju Jorkut, ka thënë se Shtraus Kan, do të dërgohet nga qendra e paraburgimit në burgun, “Rajkers Ijlënd”, që daton nga viti 1930, ndërsa në të mbahen, 11 mijë të burgosur.
Lajmi bëhet i ditur në kohën kur një gjyqtar njujorkez, vendosi ta mbajë në burg, Shtraus Kanin, me akuzën se ka tentuar që ta dhunojë një shërbyese hoteli, ndërsa ka vendosur që paraqitja e tij e radhës në gjykatë të jetë të premtën.
Shtraus Kan, 62 vjeçar, nuk ka thënë asgjë deri më tash, ndërsa avokati i ti është deklaruar se ai është i pafajshëm.