Lajme Shqip Friday, 16 March 2012 09:10

Aman – Gjithnjë e më të shpeshta janë tentimet për kontrabandimin e armëve në Siri në pritje të apeleve të ithtarëve lokalë të xhihadit për dërgimin e luftëtarëve në territorin sirian, të cilët do të luftojnë kundër regjimit të presidentit sirian Bashar al Asad, kumtuan autoritetet jordaneze.

Sipas burimeve të forcave të sigurisë së Jordanit është regjistruar rritje e bartjes ilegale të armëve në kufirin jordanezo-sirian. Kufitarët dëshmojnë se në javë ka rreth dhjetë raste të këtilla.

Janë shpeshtuar edhe rastet e armëve në Jordan nga vendet e tij fqinje.

Autoritetet jordaneze vlerësojnë se kontrabanduesit e shfrytëzojnë Jordanin si pikë transitore për furnizimin e kryengritësve në provincën jugore Dera nga Arabia Saudite.