Lajme Shqip Monday, 07 September 2015 16:21

Shteti Islamik ka prezantuar 11 urdhëresat për të krishterët që jetojnë në qytetin sirian të Al Karjatanu, duke vënë në dukje të njëjtat vlejnë për të gjithë besimtarët e tjerë në territoret aktuale dhe të ardhshme të cilat do të jenë nën kontroll të ISIS-it.

Urdhëresat që fundamentalistët islamikë kanë prezantuar, transmeton Telegrafi, janë të lidhura kryesisht me ndalesat, si dhe me ultimatumin se ata duhet të pranojnë islamin.

Edhe pse Shteti Islamik nuk ka specifikuar se cilat pasoja do të kenë besimtarët e krishterë, nëse ata shkelin 11 urdhërisat, kjo nuk është e vështirë të supozohet – dënimi ka të ngjarë të jetë me vdekje.

Ja 11 urdhëresat e Shtetit Islamik për të krishterët:

– pranimi i detyrueshëm i islamit

– nënshkrimi i një marrëveshje rreth sjelljeve në Shtetin Islamik

– pagesa e taksave mbi jomyslimanët

– Ndalimi i ndërtimi i kishave të krishtera

– Ndalimi i shfaqjes së simboleve të krishtera para myslimanëve

– ndalimi i lutjeve krishtere para myslimanëve

– ndalimi i fyerjeve për besimin mysliman

– ndalimi i fshehjes së spiunëve që janë kundër Shtetit Islamik

– nuk duhet në asnjë mënyrë të bëhet minimi i Shtetit Islamik

– ndalohet posedimi i armëve

– ndalohet tregtia e derrave dhe verës