Lajme Shqip Thursday, 06 June 2013 14:15

New York – Agjencia Kombëtare e Sigurisë në SHBA, është duke mbledhur miliona telefonata të konsumatorëve të “Verzion” që është një nga kompanitë më të mëdha të telefonisë në Amerikë.

Kjo po bëhet në bazë të një urdhëri sekret të gjykatës që është marrë në muajin prill, raporton The Guardian.

Sipas kopjeve që ka siguruar Guardian, Agjencia Kombëtare e Sigurisë ka krijuar një system të atillë, që thirrjet e konsumatorëve të “Verzion” shkojnë drejtëpërdrejt në këtë Agjenci. Thirrjet regjistrohen qoftë brenda territorit të SHBA-së apo edhe jashtë saj.

Megjithëse më herët Guardian ka raportuar se edhe pse ka kërkuar një përgjigje nga Shtëpia e Bardhë dhe institucionet tjera amerikane në lidhje me këtë çështje, fillimisht nuk ka marrë përgjigjen.

Mirëpo tani, gazeta raporton në faqen e saj online, se Shtëpia e Bardhë ia ka kthyer një përgjigje duke pranuar përgjimin.

“ Shtëpia e Bardhë pranon mbledhjen e telefonatave të qytetarëve, thotë se kjo po bëhet në kuadër të hapave kritik në mbrojtje të terrorizmit”, është një nga titujt në The Guardian.