Lajme Shqip Wednesday, 27 April 2011 18:27

Uashington – Shtëpia e Bardhë sot e ka paraqitur çertifikatën e lindjes së presidentit Barak Obama, në përgjigjje të pyetjeve nëse ai me të vërtetë është lindur në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë një fjalimi të shkurtër, presidenti Obama, tha se shpreson se publikimi i dokumentit do t’i ndalë spekulimet dhe shtoi se kjo administratë nuk ka kohë për “marrëzira”, në kohën e vështirë për ekonomi.

Në çertifikatë thuhet se Barak Obama ka lindur në shtetin Havai, gjë që i jep atij të drejtë kushtetuese për ta mbajtur postin e presidentit.

Çështjen e çertifikatës së lindjes së Presidentit Obama, e kishte paraqitur kandidati potencial republikan për president, Donald Tramp.