Lajme Shqip Wednesday, 23 March 2011 08:56

Uashington – NATO duhet të luajë rol kyç në vendosjen e zonës së ndaluar për fluturime mbi Libinë, deklaroi përfaqësuesi i Shtëpisë së Bardhë, Ben Rouds, pasi presidenti Barak Obama është konsultuar për këtë çështje me presidentin francez Nikolla Sarkozi dhe kryeministrin britanik Dejvid Kameron.

Rouds, i cili është zëvendës i këshilltarit presidencial për siguri kombëtare, theksoi se Obama ka biseduar përmes telefonit me Sarkozin dhe Kameron.

“Qëndrimi ynë për momentin është se NATO duhet të ketë rol kyç”, tha Rouds.