Lajme Shqip Thursday, 24 November 2011 08:30

Washington – Shtëpia e Bardhë publikoi sot se planet e SHBA-së dhe NATO-s për mburojën kundër-raketore në Evropë deri në vitin 2020, mbeten në fuqi edhe krahas paralajmërimeve të Rusisë.

“Në shumë nivele u shpjeguam përfaqësuesve ruse se sistemit kundërraketor nuk është kërcënim dhe nuk mund të jetë kërcënim për forcat strategjike të Rusisë”, deklaroi Tomi Vajoter, zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

Ai shtoi se ekzekutimi i planit për instalim të mburojës në Evropë po zhvillohet mirë dhe SHBA-ja nuk shikon kurrfarë baze ta kufizojnë ose ndryshojnë.

Presidenti rus Dmitrij Medvedev deklaroi se shteti do të tërhiqet nga Marrëveshja e re START dhe do të sistemojë sistem goditës kundërraketor Iskander në perëndim dhe jug në shtet në qoftë se SHBA-ja vazhdon me instalimin e sistemit të vet kundërraketor në Evropë.