Lajme Shqip Friday, 16 November 2012 21:05

Shkup -Shqiptari Sylejman Dedushi ka fituar çmimin më të lartë për aktivitete humanitare në ndihmë të të varfërve në Atlanta të SHBA-ve.

Dedushi i cili është menaxher i asociacionit bamirës “AMLI” vite me radhë kishte organizuar ushqime për të varfrit duke mos kursyer kohën dhe vullnetin e tij për këtë ndihmë. Çmimi “AAA Peggy Wascum Award” iu është dorëzuar mbrëmë pas një ceremonie ku ishin të mbledhur afër 200 persona.

“Jam tejet i lumtur për këtë çmim dhe ftoj vullnetarë anekënd Atlantës që të ndihmojnë popullatën e varfër e veçanërisht në këtë kohë të vështirë”, deklaroi humanisti Dedushi, i cili personalisht ka dhuruar 35.000 dollarë.

Ky aktivitet human është promovuar si shembull humanizmi në mbarë mediat amerikane.(INA)