Lajme Shqip Friday, 24 February 2012 10:30

New Delhi – Shkencëtarët e Indisë kanë kumtuar se gjenden para zhvillimit të “hundës elektronike”, e cila mund të evidentojë raste të tuberkulozit nëpërmjet frymëmarrjes së pacientit, gjë që do të mundësonte diagnostikimin e shpejtë.

“Hunda elektronike”, e ashtuquajtura “E-hundë”, funksionon me ndihmën e baterive dhe duket njësoj si testet e alkoolit, të cilat i shfrytëzon policia për regjistrim të alkoolit në frymën e shoferëve.

Pacienti fryn mbi pajisjen dhe ajo njeh menjëherë grimcat e tuberkulozit, duke u shndërruar momentalisht në një metodë diagnostikuese shumë të sigurt.

Hulumtuesit shpresojnë se prototipi i pajisjes do të përgatitet për studime klinike deri në tetor të vitit 2013.

Pajisja pritet të shitet me një çmim prej 20 deri në 30 dollarë.