Lajme Shqip Monday, 14 November 2011 10:57

Athina – Qeveria gjermane është e gatshme për dalje eventuale të Greqisë nga eurozona në rast se qeveria e re nuk i plotëson obligimet, thekson “Shpigel”.

Gazeta “Financial Times”, si përgjigje ndaj Shpigelit, thekson se Angela Merkel kërcënohet me “pistoletë të zbrazët” dhe se e vetmja gjë të cilën ka arritur ta bëjë është ndërrimi i qeverive të Greqisë dhe Italisë.

Gazeta gjermane analizon skenare të ndryshme për dalje të Greqisë nga eurozona të cilat janë shqyrtuar në Ministrinë e Financave në berlin. Skenari kryesor bazohet në vlerësimin se situata në Greqi do të përkeqësohet shumë dhe dalja e shtetit nga unioni valutor do të mund të kontribuojë për përforcim të eurozonës në plan afatgjatë.

Gjatë skenarit të këtillë, Fondi evropian për stabilitet financiar do të detyrohet të ndajë të holla për këto shtete. Skenari më i keq parashikon devalvim dramatik të valutës së re greke përkundër euros që do të shkaktonte rritje të borxhit të saj.