Lajme Shqip Saturday, 05 November 2011 11:10

Kryeministri i Greqisë, Jorgo Papandreu, e fitoi votbesimin dje vonë në parlament, duke shamangur kështu zgjedhjet e  parakohëshme që do të kishin destabilizuar edhe më tej eurozonën.

Në një fjalim para votimit, zoti Papandreu bëri thirrje për një qeveri të re koalicioni për të miratuar paketën e shpëtimit financiar që është me rëndësi jetike që vendi të mos falimetojë si dhe për stabilitetin e eurozonës.

Ai tha në parlament se do të vizitojë Presidentin e Greqisë sot për të diskutuar formimin e një qeverie me bazë të gjerë që do të siguronte paketën financiare. Ai tha se ishte i gatshëm të lejonte një person tjetër të udhëhiqte qeverinë provizore, por thesoi se mbajta e zgjedhjeve të parakohëshme do të ishte shkatërrimtare.

Ministri i Financave Evangelos Venizelos tha se vendi ka nevojë të ngutëshme për këstin prej 11 miliardë dollarësh të paketës së shpëtimit prej 150 miliardë dollarësh. Udhëheqësit evropianë dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar kanë thënë se Greqia nuk do të marrë asnjë qindarkë nëse heq dorë nga marrëveshja e shpëtimit financiar.

Votimi më parlament u mbajt një ditë pasi zoti Papandreu anulloi referendumin kundërthënës që acaroi udhëheqësit botërorë që përpiqeshin të hartonin një plan për shpëtimin e eurozonës. Udhëheqësi grek u kundërshtua nga partia Demokracia e Re si dhe nga disa anëtarë të partisë së tij socialiste Pasok.

Mijëra protestues marshuan në qendër të Athnës gjatë votimit të djeshëm kundër masave shtrënguese ekonomike që përfshihen në paketën e shpëtimit financiar të Greqisë.