Lajme Shqip Wednesday, 09 September 2015 09:31

Pasagjerët e avionit “British Airways” e kanë parë tmerrin me sy pasi arritën që të dalin nëpërmjet daljeve emergjente, kur një zjarr motori shpërtheu në avion pasi ai ishte përgatitur për tu nisur nga Las Vegas.

Sipas TheMirror, tymi i zi dhe flakët portokall mund të shihen teksa  dalin nga nën krahët e aeroplanit në Aeroportin Ndërkombëtar të McCarran në Nevada, duke tentuar që pasagjerët të ikin nga pista para se rreth 50 zjarrfikës të marrin flakën nën kontroll.

“159 sa ishin në avion dhe 13 anëtarë të ekuipazhit në bordin e British Airways, fluturimi 2276, ishin në gjendje që të zbresin nga avioni”, tha zëdhënësi i Aeroporti Ndërkombëtar McCarran Chris Jones.

Nga ky shpërthim, 14 persona u dërguan në spitalin “Sunrise” për dëmtime të lehta, transmeton lajmi.net.

Pas shpërthimit të zjarrit, Administrata Federale e Aviacionit ka vonuar fluturimet në Las Vegas, nga disa aeroporte për më shumë se dy orë , për të ngadalësuar rrjedhën e avionëve.