Lajme Shqip Thursday, 10 November 2011 10:25

Kajro – Një shpërthim jehoi në gazpërçuesin i cili i lidh Egjiptin, Izraelin dhe Jordaninë, për të gjashtën herë këtë vit.

Shpërthimi në pjesën veriore të gadishullit Sinait është i pari prej 24  tetorit, kur u ripërtëri rrjedha e  gazit. Incidenti ka ndodhur  në afërsi të vendbanimit Mazar, 60 kilometra në perëndim të qytetit Al Arish.

Një burim nga forcat e sigurisë të Egjiptit deklaroi se sipas informatave  të para bëhet fjalë për sabotim.  Përçimi i gazit  është  ndalur.

Autoritet egjiptiane për sabotimet e shpeshta ndaj gazpërçuesit  e akuzojnë organizatat ekstremiste, të cilat veprojnë  në Sinaj,  në radhët e të cilëve ka edhe anëtarë të Al Kaedës.

Jordania me gazin egjiptian i furnizon rreth 80 për qind të nevojave të  prodhimit të energjisë elektrike, Egjipti e furnizon këtë shtet nga 2,4 miliardë metër kub gaz në vit. Vitin e kaluar është dakorduar rritja  e  furnizimit deri në 3,3 miliardë metra kub.

Pjesa izraelite e gazpëçuesit nuk punon tashmë katër muaj për shkak të sulmit të ngjashëm. Egjipti i dërgon  Izraelit më shumë se 1,7  miliardë metra kub gaz,  duke furnizuar rreth 40 për qind  të  nevojave të  tij.