Lajme Shqip Saturday, 10 December 2011 10:50

Moskë – Partia qeveritare ‘Rusia e Vetme’ fitoi 238 vende deputetësh në Dumën shtetërore ruse, tregojnë rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 4 dhjetor në Rusi, që dje i publikoi Komisioni qendror zgjedhor.

E dyta është Partia Komuniste me 92 mandate, ‘Rusia e Drejtë’ do të disponojë 64 deputetë, ndërsa ‘Partia Liberale Demokratike’ do të ketë 56 vende.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor, aktiviteti zgjedhor ka qenë 60,21 përqind.