Lajme Shqip Tuesday, 14 February 2012 09:30

Shkup – Me ndarjen e katër çmimeve për realizimet më të mira letrare në vitin 2011, Shoqata e shkrimtarëve të Maqedonisë dje shënoi 65 vjet që nga themelimi, nën mbështetje të presidentit George Ivanov, i cili me rastin e përvjetorit të asociacionit të shkrimtarëve, të premten u ndau “Kartën të Republikës së Maqedonisë”.

“Kjo është edhe mirënjohje edhe obligim”, tha për dekorimin shtetëror kryetari i Kuvendit të SHSHM-së Vele Smilevski në fjalimin e rastit për përvjetorin e Shoqatës.

Ai theksoi se Shoqata sot është faktor i rëndësishëm, e cila ka pasur sukses në ruajtjen e  dinjitetit të vet, ndërsa shkrimtarët në mënyrë të fuqishme krijojnë edhe krahas, tha ai, situatave të krizës politike dhe ekonomike në vend dhe presione irracionale prej jashtë.

Shoqata e shkrimtarëve të Maqedonisë është formuar në vitin 1947 dhe kryetari i saj i parë ishte Bllazhe Koneski. Në të deri më tani janë anëtarësuar 420 shkrimtarë prej të gjitha gjeneratave.