Lajme Shqip Sunday, 13 November 2011 13:08

Greqisë do t’i duhen 10 vjet që ta tejkalojë krizën debitore, deklaroi ministri gjerman i Financave, Volfgan Shojble.

Sipas tij, nuk është e mjaftueshme Athina ta zvogëlojë borxhin shtetëror, por duhet të vendosen edhe reforma strukturore.

Ai shfaqi shpresë se liderët grekë do ta kuptojnë realitetin dhe shtoi se çdo vend i Bashkimit Evropian duhet t’i zgjidh problemet e veta. Shojble theksoi se vendet evropiane duhet të bashkëpunojnë në angazhimet për tejkalimin e krizës debitore.