Lajme Shqip Sunday, 07 August 2011 18:45

Shkup – Shkupi zyrtar mund të shpresojë në raport pozitiv nga ana e Komisionit Evropian (KE). Kjo ndërlidhet me sferën e reformave në të cilën vendi u gjet në hap të mirë, sidomos zgjedhjet mirë të organizuara të 5 qershorit, mëson jo zyrtarisht Lajmeshqip.com.

Me këtë Brukseli mëtohet të notojë përparim të Maqedonisë në euro-integrimet. Por Evropa përveç kësaj siç është e njohur vlerëson edhe fushat tjera. Reformat, madje mësohet se nuk janë ndalur dhe se ndiqet tempi në këtë drejtim.

Diplomatë evropianw konsiderojnë se gjatë vitit do mbetet rekomandimi për start të negociatave, por disa prej tyre janë optimistë dhe presin që Komisioni të caktojë datë dhe start të procesit negociues midis Shkupit e Athinës.

Zv/kryeministrja për Integrime Teuta Arifi madje ditë më parë ka sqaruar se çfarë do të thotë për te raport pozitiv.

“Sipas meje, është raport në të cilin në lidhje me rekomandimin dhe çështjet e brendshme, politike dhe ekonomike, por edhe në lidhje të ndjekjes së direktivave nuk do të ketë shumë kritika, por kryesisht të thuhet se punët rrjedhin siç duhet. Në lidhje me marrjen e datës, të gjithë e dimë se kjo është çështje e lidhur me kontekstin e emrit”, ka thënë Arifi.

”Me zgjidhjen eventuale të kontekstit të emrit, të gjithëve do të na lehtësohet jo për shkak të faktit se menjëherë do të bëjmë gjithçka, por për shkak të faktit se do të bie presioni që e kemi si vend, së pari për shkak të asaj se nuk jemi anëtare e NATO-s, që është shumë me rëndësi për stabilitet, dhe do ta ulë presionin që e kemi edhe si politikanë dhe si qytetarë. Ne si parti politike kemi vendosur që këtë rrugë me një seriozitet të madh të kapemi me atë që është ide kyçe e BDI-së si parti politike, ndërsa ato janë integrimet euroatlantike”, ka thënë ajo. Ndryshe, kryeministri Nikolla Gruevski në seancën e zgjedhjes së qeverisë së re ka thënë se qeveria do i përkushtohet dialogut maqedono-grek, me qëllim gjetjen e zgjidhjes së kontestit me Greqinë për emrin kushtetues, pa u ndryshuar kushtetuta, pa u prekur identiteti nacional dhe gjuha dhe pa u verifikuar ajo në referendum nga shumica e qytetarëve. (LajmeShqip.com)