Lajme Shqip Friday, 22 April 2011 10:16

Shkup – Instituti për Demokraci dhe zhvillim komunikoi se Çmimin e Lidershipit për vitin 2010 ka vendosur që t’ia ndajë ambsadorit të SHBA-së në Maqedoni, Filip Riker.

Ky çmim tradicional u ndahet personaliteteve të spikatura publike ose institucioneve, të cilët çmohet se kanë treguar rezultate të veçanta dhe angazhim të theksuar në konsolidimin demokratik dhe procesin e reformave të Republikës së Maqedonisë.

Këshilli i ndarjes së Çmimit për Lidershpi, siç qëndron në kumtesë, konsideron se gjatë vitit 2010 ambasadori Riker ka treguar lidership të shkëlqyer në përforcimin e kapaciteteve demokratike në vend. Me aktivitetet e tij ai ka dhënë sumë kontribut të madh në mbështetjen e qytetarëve në vend që të krijojnë mirëbesim të qëndrueshëm, durim dhe vizion për integrimin e vendit në NATO dhe BE, thuhet në kumtesë.

Çmimi i ambasadorit Riker do t’i ndahet më 5 maj të këtij viti në kampusin e Universitetit të EJL-së në Tetovë.