Lajme Shqip Friday, 23 March 2012 19:56

Shkup – Në Këshillin e Qytetit të Shkupit është miratuar vendimi për ndryshimin e emrave të rrugëve dhe shesheve të kryeqytetit.

Në mesian e emrave të rrugëve, mësohet se 45 prej tyre do të jenë emra heronjsh shqiptarë.

Bëhet fjalë për propozime që janë dhënë nga këshilltarët e BDI-së. Ndërkohë që miratimi i këtyre vendimeve ka bërë që këshilltarët e LSDM-së të braktisin mbledhjen në formë proteste.

Ndëras vendimet janë marrë me shumicën e votave të BDI e VMRO-DPMNE. Ky vendim duket se vjen si një tentativë për të ulur disi gjakrat e ndezur në Maqedoni pas incidenteve të shumta ku maqedonasit sulmojnë shqiptarët pa shkak ndërsa thirrjet rraciste nuk mungojnë as në aktivitete sportive apo kulturore.