Lajme Shqip Friday, 15 April 2011 17:25

Shkup – Në bazë vendimit të Parlamentit për shpërbërjen e Parlamentit dhe obligimit kushtetues kryeparlamentari Trajo Veljanovski nënshkroi të premten vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 5 qershor.

“Në bazë të obligimeve kushtetuese, ndërsa në bazë të vendimit për shpërbërjen e parlamentit të cilën e votoi Parlamenti e nënshkrova vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 5 qershor 2011”, ka thënë Veljanovski.

Kryeparlamentari përkujtoi se sovraniteti del nga qytetarët dhe i takon qytetarit në fund Parlamenti vendosi që legjitimiteti i partive politike duhet të provohet nga qytetarët e Maqedonisë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Dua që me këtë rast të apeloi deri te të gjithë partitë politike për përgjegjësinë që kanë të gjitha në mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Çdo parti politik përmbahet në qëndrimet e saj të siguroi sa më shumë mbështetje të qytetarëve”, ka shtuar kryeparlamentari Veljanovski.

Pas shpalljes zyrtare të zgjedhjeve të 5 qershorit partitë politike deri më 5 maj duhet të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), ndërsa më 14 maj fillon fushata parazgjedhore.

Mediet në bazë të vendimit të Këshillit për Radiodifuzion deri në fillimin e fushatës parazgjedhore e kanë të ndaluar të përcjellin dhe prezantojnë fushatën e parakohshme të partive politike dhe njëkohësisht reklamimin e tyre.