Lajme Shqip Tuesday, 02 August 2011 16:34

Shkup (PLOTËSUAR, 18:10) – Janë gjetur tri vajzat nga Shkupi që në polici ishin paraqitur si të zhdukura. Ende gjurmohet pas 16-vjeçares nga Prilepi N.K., e cila është zhdukur nga shtëpia e saj më 29 korrik.

Njëra nga to vetë është kthyer në shtëpi, e dyta është gjetur dhe do të kthehet në shtëpi, ndërsa e treta është lajmëruar në telefon dhe u ka thënë prindërve të vet se është mysafire në një fshat të Shën Nikollës dhe se gjithçka është në rregull me të.

Dy nga të zhdukurat kanë jetuar në një lagje rome në Ilinden, ndërsa e treta është nga një mëhallë rome në Marino.

Katër vajza të moshës prej 16 dhe 17 vjeç, tri nga ato nga lagjja Gazibabë e Shkupit, ndërsa e katërta nga Prilepi, ishin zhdukur gjatë fundit të muajit korrik.

Prindërit e tyre e kishin paraqitur rastin e fëmijëve të tyre në stacionet e policisë. Policia nuk komenton nëse këto raste janë të ndërlidhura, po dhe arsyet se përse këto fëmijë janë larguar nga shtëpia.

****************************

Shkup – Katër vajza të moshës prej 16 dhe 17 vjeç, tri nga ato nga lagjja Gazibabë e Shkupit, ndërsa e katërta nga Prilepi, janë zhdukur gjatë fundit të muajit korrik.
Prindërit e tyre e kanë paraqitur rastin e fëmijëve të tyre në stacionet e policisë.

Sipas raportit të MPB-së, prindërit e 16-vjeçares I.M., nga lagjja Gazibaba kanë paraqitur se ajo më 22 korrik rreth orës 18:30 është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Më 29 korrik, nga shtëpia në drejtim të panjohur ka ikur edhe 17-vjeçarja H.B., nga Gazibaba dhe 16-vjeçarja N.K., nga Prilepi. Dy ditë më vonë, më 31 korrik, në orën 02:00, pas mesnate, nga shtëpia në drejtim të panjohur është larguar edhe 17-vjeçarja A.S.

Policia nuk komenton nëse këto raste janë të ndërlidhura dhe as arsyet përse këta fëmijë janë larguar nga shtëpia. MPB po e ndjekë rastin në ndriçimin e tërësishëm të tij. (LajmeShqip.com)