Lajme Shqip Friday, 08 April 2011 16:17

Shkup – Një djalosh e humbi jetën, ndërsa një tjetër është lënduar në një zënkë, e cila ndodhi sot pasdite në shkollën e mesme të ndërtimtarisë “Zdravko Cvetkovski” në komunën e Karposhit.

Dy djemtë janë transferuar në Qendrën urgjente ku u është ofruar ndihmë mjekësore. Sipas njohurive të deritanishme nga MPB-ja plagëve u është nënshtruar J.M. (1992), ndërsa D.A. (1994) është hospitalizuar dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Drejtori i Qendrës urgjente dr. Rexhep Selmani konfirmoi se dy djemë janë pranuar pasdite në klinikë me lëndime në pjesën e kokës nga një gjësend të çmprehur.

“Djaloshi i cili iu nënshtrua plagëve në klinikë u soll në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, pasi paraprakisht është intubuar në spitalin shtetëror ‘8 Shtatori’. Edhe krahas të gjitha masave të ndërmaraa për reanimim, për fat të keq nuk pati përgjigje pozitive dhe në orën 15.30 është kosntatuar vdekja”, tha Selmani.

Djaloshi i dytë ka lëndime më të lehta dhe pasi i është ofruar ndihmë, për një kohë të shkurtë do të lëshohet për shërim shtëpiak

Deri te incidenti ka ardhur rreth orës 14.30 kur dy persona të rinj kanë hyrë në oborrin e shkollës dhe kanë sulmuar disa nxënës me shufër metalike.

MPB po bën ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe është në kërkim të kryerësve të veprës penale.