Lajme Shqip Tuesday, 12 July 2011 13:00

Shkup – Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski, për sot ka konvokuar seancën e tretë parlamentare, ku pritet të votohen propozimet për nënkryetarët e Parlamentit, Suzana Saliu nga BDI, Jani Makraduli nga LSDM-ja dhe Svetllana Jakimovska nga VMRO-DPMNE.

Në seancën e djeshme, u verifikuan mandatet e dy deputetëve të rinj që vijnë pas dorëheqjes së Nikolla Gruevskit dhe Goran Trajkovskit, nga funksioni i deputetit. Dy deputetët e rinj janë Suzana Anova dhe Stevçe Tërpkovski. Në rend të ditës të martën janë edhe propozim vendimet për zgjedhjen e kryetarëve, nënkryetarëve dhe anëtarëve të Komisioneve parlamentare.