Lajme Shqip Wednesday, 11 May 2011 22:51

Shkup – “Udhëheqësit e partisë qeveritare VMRO-DPMNE dyshohet se kanë dhënë urdhër urgjent deri te Komitetet partiake që t’i tërheqin listat, me të cilat administruesit duhet t’u sigurojnë nga 15 – 30 votues për zgjedhjet”, thuhet në portalin “Plusinfo”. Sipas informacioneve nga partia qeverisëse, urdhëri ka arritur nga vetë kreu, ndërsa për takimet në pasditen e të martës, kanë qenë të caktuar dhe të obligueshme nga ana e Komiteteve partiake. Vendimi i tillë, shkruan “Plusinfo” ka arritur pas skandalit, i cili disa ditë e dridhi pushtetin se, në mënyrë joligjore te administrata shtetërore dhe ajo publike, agjiton të shkruaj së paku 15 persona, të cilët do të votojnë për partinë qeverisëse në zgjedhjet, të cilat do të mbahen më datën 5 qershor e të cilat i publikoi TV A1. Ndërkohë, kryeministri Nikolla Gruevski pas tre ditë heshtjeje është prononcuar lidhur me listat, të cilat i publikoi TV “A1”, duke i vlerësuar si spekulim. “Nëse dikush ka gabuar, duhet të përgjigjet dhe dëshira e partisë është që listat të përfundojnë para Komisionit të anti – korrupsion”, ka thënë Gruevski. Deklarata e tillë e kryeministrit në LSDM është vlerësuar si miratim për skandalin me listat dhe gjuajtjen e përgjegjësisë tek të tjerët. Ashtu që Gruevski pa vetëdije pranoi se, listat për të cilat flet televizioni “A1”, nuk janë të montuara. Ajo që është më e tmerrshme, Gruevski u mundua që fajin t’ua m’veshi ushtarëve të vetë partiakë në administratën publike, të cilëve u ka urdhëruar të bëjnë shantazh për vota të sigurta. Gruevski i lë nëpër ujë njerëzit e vetë që ta shpëtojë veten”, ka thënë zëdhënësi i Shtabit të LSDM-së, Gordan Georgiev. Materialet, siç paralajmëruan nga Televizioni nacional “A1”, do të dërgohen gjithashtu deri te Komisioni anti-korrupsion si dhe në ambasadat e huaja të vendit. Të njëjtat do t’i kontrollojë edhe avokati i popullit, Ixhet Memeti, i cili është vendimtar se e drejta zgjedhore e çdo qytetari, nuk duhet të keqpërdoret.

“Unë lirisht mund t’u informoj juve dhe opinionin se nga mediumi juaj, mora një informacion më të zgjeruar, të cilën e konsideroj si njohuri dhe materialet tjera në lidhje me këtë, të cilat në mënyrë serioze si institucion përgjegjës do t’i shqyrtojmë, që në mënyrë adekuate të veprojmë në mbrojtjen e të drejtave njerëzore, në të cilat takon edhe e drejta zgjedhore e cila duhet të jetë e lirë”, ka thënë Memeti në bisedën për Televizionin “A1”. Pas njoftimit publik se VMRO-DPMNE do t’i padisë gazetarët e mediumeve të “Pero Nakov”, madje nga partia qeverisëse, në mungesë të kundra argumenteve në lidhje me skandalin të cilin e publiko televizioni “A1”, dolën me kundër-akuzë, se komiteti zgjedhor i LSDM-së kanë kërkuar nga anëtarët e tyre të dorëzojnë lista me nga 20 votues të sigurt.

“Posedojmë dokumentacion nga më shumë organizata komunale të LSDM-së që dëshmojmë se ky aksion zbatohet në nivel republikan. VMRO-DPMNE, dokumentacionin e plotë do ta dorëzojë deri te KSHZ, MOST , misionin e OSBE-së dhe deri te përfaqësuesit diplomatik në vend. Ky është dokument më nënshkrim të sekretarit gjeneral të partisë, Andrej Petrov dhe me vulë zyrtare të LSDM-së”, ka thënë zv/ministri për punë dhe politikë sociale, Spiro Ristovski.