Lajme Shqip Sunday, 17 April 2011 07:33

Shkup – E përditshmja maqedonase “Dnevnik“ në një anketë të saj ka nxjerrë në epërsi partitë në pushtet, VMRO – DPMNE dhe BDI.

Sipas sondazhit të kësaj gazete, në rast se nesër do të mbahen zgjedhjet, 24,3 për qind do të votonin për VMRO – DPMNE, 16 përqind për LSDM, 8,1 përqind për BDI, PDSH me 3,9 për qind, Demokracia e Re me 3,4, për RDK-në 2,2 për qind, Partinë e Lube Boshkovskit 2,3 për qind, LPD për 2,1 për qind, etj.

Këto përqindje, duke i llogaritur sipas modelit të dontit për zgjedhjen e deputetëve, atëherë VMRO – DPMNE do të kishte 51 deputetë, LSDM 32 deputetë, BDI 14 deputetë, PDSH 7 deputetë, DR 4 deputetë, BDK 3 deputetë dhe partitë e tjera.

Në krahasim me një anketë të një muaji më parë, partia VMRO-DPMNE e kryeministrit Nikolla Gruevski ka zvogëlim të rejtingut për 0,8 për qind, LSDM ka rritje prej 0,8 për qind, BDK ka një rritje prej 0,7 për qind, ndërsa partitë e tjera nuk kanë ndryshime në rejtingun e tyre.