Lajme Shqip Monday, 09 May 2011 18:49

Shkup – Partia udhëheqëse VMRO-DPMNE përmes një komunikate i ka demantuar të hënën pretendimet e Televizionit nacional maqedonas A1 lidhur me aferën zgjedhore ku nga Shtabet e VMRO-së kryhej ndërhyrje në procesin zgjedhor. Këto pretendime ata i kanë quajtur siç thonhë, “të pres qendrës partiake të LSDM-së”.“Televizioni A1 nuk posedon kurrfarë dokumentacioni e cila është me nënshkrim dhe vulë nga VMRO-DPMNE. Bëhet fjalë për dokumente të cilat janë të krijuara në mënyrë të rrejshme në shtabin e LSDM-së ndërsa të transmetuara në televizionin A1 duke marrë parasysh koalicionin të cilin e ka ky televizion me këtë parti”, qëndron në kumtesën e VMRO-DPMNE-së. Por, gjykimet për presionet që i kryen VMRO-DPMNE mbi votuesit kanë arritur edhe nga partia më e madhe opozitare LSDM, konkretisht nga kandidatja për kryeministër, Radmilla Shekerinska. Ajo i bëri thirrje Prokurorisë publike që mos të hesht, ndërsa ministres për punë të brendshme Gordana Jankullovska të dalë në mbrojtje të demokracisë maqedonase. “E vërteta gjatë kohë e fshehur doli në pah. Informacionet për të cilat shumica vetëm flisnin ose pëshpëritnin, u vërtetuan. Jo më një por me shumë deklarata. Jo vetëm me fjalë por edhe me fotografi. Presionet e pushtetit tani më kanë emër edhe mbiemër. Për to ka edhe dëshmi. Mijëra emra. Njëqind funksionarë. Njëri i cili qëndron pas gjithë kësaj është Nikolla Gruevski”, ka thënë Shekerinska. Ndërkohë, edhe gazeta “Vreme” para shkurt kohe doli me pohimet dhe dëshmitë e të punësuarve në administratën publike se partia udhëheqëse VMRO-DPMNE, mes presioneve dhe kërcënimeve ka kërkuar nga anëtarët e tyre të dorëzojnë lista me njerëz të cilët votën do tua japin atyre. Lista të tilla të dielën mbrëma deri te çdo medium ka dërguar edhe kryetari i të Djathtës demokratike, Filip Petrovski deri te të cilat, siç thuhet, “kanë arritur personat e partisë së tij në Kavadar”. “Deri te e Djathta Demokratike janë dorëzuar lista të aktivistëve nga partia udhëheqëse VMRO-DPMNE-së të cilët duhet të votojnë në zgjedhjet parlamentare me datën 5 qershor deri në ora 12. Këto lista janë edhe një dëshmi se partia në pushtet dëshiron të bën falsifikim të ashpër të zgjedhjeve dhe t’i nënvlerësojë qytetarët maqedonas”, ka thënë Petrovski. Me reagim për skandalin që e dridhi VMRO-DPMNE-në është paraqitur edhe lideri i “Të bashkuarve për Maqedoninë”, Lube Boshkovski. “Në lidhje me aferën të cilën ‘Të bashkuar për Maqedoni’ e publikoi qysh në 5 prill, ndërsa e dëshmoi televizioni i A1 i inkurajoj të gjithë funksionarët, udhëheqësit dhe të punësuarit e tjerë në administratën publike të mos frikësohen dhe të mos u përkulen presioneve të VMRO-DPMNE-së se do ta humbin vendin e tyre të punës dhe statusin. Të mos lejojnë që institucionet me të cilat udhëheqin edhe në të cilat punojnë, t’i ngjajnë në atyre të kohës së Stalinit. Ta ruajnë dinjitetin e tyre dhe të mos kryejnë presione mbi kolegët e tyre dhe miqtë, prandaj që tortura e pushtetit e cila u propozoi urdhra diktatoriale do të mbaroj vetëm për 27 ditë”, ka thënë Boshkovski. Ai ka kërkuar nga KSHZ, MPB dhe na Prokuroria publike të marrin përgjegjësi për skandalin të cilin e publikoi televizioni A1. Madje, në KSHZ nuk dërguan reagim. “Presim t’i marrim listat dhe më pas do të takohemi me qëllim të marrim qëndrim dhe të shohim se si do të veprojmë më tutje”, ka thënë kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko. Ndërkohë, Asociacioni qytetar MOST edhe një herë rikujtoi se procesi zgjedhor nuk është vetëm dita e zgjedhjeve por edhe vlerësimi për të nuk varet vetëm nga ajo se si kanë kaluar dita e zgjedhjeve, por e gjithë periudha që nga dita e nënshkrimit të zgjedhjeve e deri tek dita e shpalljes së rezultateve finale. Nga ana tjetër ende nuk ka prononcime nga partitë shqiptare lidhur me këtë aferë parazgjedhore të rëndë. Ndryshe, gazetarët e televizionit A1, duke u prezantuar si përfaqësues të Shtabit të VMRO-DPMNE-së me qëllim që t’i kontrollojnë informacionet e dhëna në listat, kanë arritur të bisedojnë me disa nga “personat përgjegjës” si dhe me “personat për të cilët është marrë përgjegjësia”. Nga ana tjetër në telefon u përgjigjën edhe persona të punësuar në Fondet për shëndetësi, në shkollat fillore dhe ministri dhe të gjithë konfirmuan se kanë marrë urdhër nga partia të dorëzojnë lista me emra ose në të kundërtën rrezikohet vendi i tyre i punës. Në varësi nga pozita e punës ku punojnë u është kërkuar listë me 15 persona ose me 30 emra për ata të cilët janë në pozitat udhëheqëse.