Lajme Shqip Sunday, 17 July 2011 17:00

Shkup – Prej sot filluan të fluturojnë aeroplanët e parë në relacionet Shkup-Ankonë-Shkup dhe Shkup-Venecie-Shkup, të aviokompanisë italiane “Bell Er Jurop”, me çka do të vendosen linja të rregullta ajrore nga aeroporti  “Aleksandi i Madh” në Shkup deri në Ankonë dhe Venecie, dy herë në javë – çdo të enjte dhe të dielë.

Fluturimet nga Maqedonia deri në Ankonë dhe Venecie, në bashkëpunim me “Bell Er” i organizon tur-operatori zviceran “Er Prishtina”.

Çmimi i biletës për të dy destinacionet në një kahje është 79 euro, me taksat e përfshira të aeroportit. Në çmim është përfshirë edhe provizioni për bagazh deri 20 kilogramë.

Kompania “TAV Maqedoni”, e sila ekonomizon me aeroportin në Shkup, sot organizoi ceremoni të pritjes së aeroplanit të parë nga Ankona, i cili në aeroportin e Shkupit ateroi në orën 8:50 minuta. Aeroplani i “Bell Er Jurop” nga Shkupi në drejtim të Venecies, gjithashtu fluturoi sot, në orën 9:20 minuta.