Lajme Shqip Friday, 13 May 2011 18:49

Shkup – Në sheshin e qytetit në Shkup sot janë promovuar karvani kombëtar “Lëre gjurmën tënde” dhe internet faqja ëëë.zgjedhjetedrejta.mk. Karvani do t’i vizitojë të gjitha qytetet dhe fshatrat më të mëdha të Maqedonisë që ta bartë porosinë për zgjedhje të lira dhe korrekte nëpër tërë vendin.

Të parët, që do të kenë mundësi tq lënë gjurmën e tyre, për zgjedhje të lira dhe korrekte, janë qytetarët e komunavës, të Shkupit, Karposh, Shuto Orizarë, Saraj dhe Aerodrom. Karvani kombëtar do ta promovojë rëndësinë për zgjedhje të lira dhe korrekte te votuesit dhe aktivistët partiakë lokalë.

Ambasadorja e Holandës, Simone Filipini ka shprehur përkrahje të tërësishme për organizimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike, duke theksuar se askush nuk guxon të ndikojë mbi zgjedhjen e qytetarëve, duke e respektuar të drejtën themelore demokartike “Një person, një votë”.