Lajme Shqip Monday, 25 April 2011 11:50

Shkup – Dejan P. (36) nga Kumanova dje pasdite e humbi jetën pasi që me automjet motorik udhëtimi “BMË” të cilën e ka drejtuar, ka dalë nga rruga rajonale Kumanovë – fshati Sopot dhe është përmbysur.

Siç kumtoi policia, fatkeqësia ka ndodhur në orën 17 e 55 minuta në fshatin Konjare e Poshtme.

Dejan P. në fatkeqësi ka marrë lëndime të rënda trupore, mirëpo më pas ka vdekur në vendin e fatkeqësisë.

Ekspertizë kanë kryer Gjykatësi hetues dhe një ekip i MPB-së Kumanovë.