Lajme Shqip Sunday, 10 July 2011 18:25

Shkup – Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka vendosur në funksion linjë të posaçme telefonike përmes së cilës, të shpërngulurit do të mund të caktojnë termine për nxjerrje të dokumenteve të udhtimit.

Të shpërngulurit, të cilët qëndrimin në atdhe dëshirojnë ta shfrytëzojnë, mes tjerash, edhe për nxjerrje të dokumenteve të reja të udhëtimit, tani do të munden të aplikojnë (me procedurë të rregullt ose urgjente) përmes numrit të telefonit +389023117754, që është vënë në dispozicion në Shërbimin administrativ të MPB-së. Kjo kategori e qytetarëve do të mund të rezervoj termine për aplikim të dokumentit në çdo ditë të punës, prej orës 08:30 deri në orën 16:30.

MPB-ja njoftoi se linja e re është vendosur në funksion për shkak të ekzistimit të interesimit për nxjerrje të dokumentave të reja të udhëtimit të të shpërngulurve tanë në vendet e huaja, i cili në këtë periudhë është posaçërisht e theksuar. Numri telefonik falas 080019292 nga Qendra thirrëse për caktim të termineve për nxjerrje të dokumenteve të reja të udhëtimit, vlen vetëm për qytetarët të cilët jetojnë në Maqedoni.