Lajme Shqip Wednesday, 04 May 2011 10:03

Shkup – Këshilli kombëtar për barazi gjinore kërkon nga Komisioni Shtetëror – Zgjedhor të sigurojë respektim të obligimit ligjor, të paktën 30 për qind e kandidatëve në listat për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të jenë gra.

Këshilli kërkon nga KSHZ të mos i pranojë listat e kandidatëve për deputetë, që nuk do t’i plotësojnë kriteret për përfaqësim përkatës gjinor të paraparë me Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për zgjedhje të deputetëve.

“Kërkesa e parashtruar del nga puna jonë e vazhdueshme me gratë anëtare në partitë politike, aktivitstet nga organizatat e grave si dhe programi i KKBGJ për përforcim politik të grave dhe përfaqësimi i barabartë i tyre në të gjitha strukturat vendosëse”, thuhet në korrespodencën e Këshillit kombëtar për barazi gjinore.