Lajme Shqip Sunday, 08 May 2011 10:06

Shkup – Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë ka reaguar ashpër në sjelljen e portalit “Kurir”, i cili, të premten, fshehtazi ka incizuar dhe ka transmetuar biseda të gazetarëve nga media të ndryshme, derisa ata kanë kryer dhe ndjekur detyrën e  vet.

Pa dijeninë e gazetarëve, kamera e portalit “Kurir” fshehtas ka incizuar bisedat private që i kanë bërë gazetarët derisa kanë pritur deklarata në hotelin “Aleksandar Pallas”.

Më pas “Kurir”, pa dijeninë e gazetarëve ka transmetuar biseda në ueb-faqen e vet.

SHGM e konsideron këtë si sjellje kryekëput joprofesionale dhe joetike, që një medium mund ta bëjë ndaj publikut dhe ndaj gazetarëve.

SHGM kërkon nga institucionet për respektimin e të drejtave të qytetarëve, si dhe atyre që janë kompetent ndaj mediave dhe përmbajtjes së tyre, të deklarohen për këtë rast dhe të ndërmarrin masa konkrete dhe e njëjta të mos përsëritet.

Me këtë akt, SHGM dyshon se “Kurir”, ka kryer vepër penale sipas nenin 152 nga Kodi penal. Por, “Kurir” ka kërkuar falje nga SHGM, pasi, siç thonë, “as që e kanë transmetuar këtë dhe as që kanë mundësi teknike për transmetime direkte”.