Lajme Shqip Wednesday, 04 May 2011 12:58

Shkup – VMRO-DPMNE do të fitonte 57 deputetë, LSDM 30, BDI 14, PDSH 6, RDK 5, Demokracia e Re 4, PLD 2, ndërsa partitë tjera politike dy deputetë, tregon simulimi që e realizoi Instituti “Pavel Shatev”, në bazë të rezultateve nga anketa e fundit të Institutit për demokraci dhe Qendrës së Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Simulimi, siç sqarojnë nga “Pavel Shatev”, është përpunuar sipas modelit zgjedhor të Dontovit.

Sipas anketës të publikuar dje nga Instituti për Demokraci dhe Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar, të zbatuar sipas pyetësorit të standardizuar  dhe në ekzemplar reprezentues prej 1,112 të anketuarve, në rast se zgjedhjet parlamentare mbahen sot, 22,6 për qind do të votonin për VMRO-DPMNE-në, 10,7 për qind për LSDM-në, 5 për qind për BDI-në, 1,9 për qind për PDSH-në.

Se nuk do të votonin u përgjigjën 28,1 për qind e të anketuarve, ndërsa nuk e dinë 16,4 për qind.