Lajme Shqip Sunday, 31 July 2011 18:18

Shkup – Televizioni nacional A1 ka ndërprerë transmetimin e programit në pajtim me Ligjin për komunikime elektronike.

“Me vendim të sjellë nga Gjykata Themelore Shkupi 2, është hapur procesi falimentues mbi ‘Shoqërinë tregtare radiodifuzive televizioni i A1 Shkup – në falimentim” me seli në rr. ‘Pero Nakov’ nr. 60, Shkup. Në nenin 62, pika 1, paragrafi 4 nga Ligji për veprimtari radiodifuzive është konfirmuar se leja për kryerjen e veprimtarisë radiodifuzive ndalon të vlejë me fuqizimin e ligjit  për falimentim në rast falimentimi apo likuidimi, kumtoi Agjencia për komunikime elektronike. Drejtori i Agjencisë për komunikime elektronike, siç qëndron në kumtesën, dje ka sjellë Vendim me të cilin ndalojnë të vlejnë miratimet për shfrytëzimin e veprimtarive të radiofrekuencave dhe radiodifuzionit të dhëna nga Agjencia  për komunikime elektronike të shfrytëzuesit “Shoqëria tregtare  e radiodifuzionit Televizioni A1 Shkup – në falimentim”. Në kumtesë përmendet se pas dorëzimit  të Vendimit, me të cilin miratimi i shfrytëzimit të radiodifuzionit e ndërpret validitetin “Shoqëria tregtare radiodifuzive Televizioni A1 Shkup – në falimentim”, në pajtim me ligjin e ndërpreu transmetimin e programit në etër. “Shuraja e TV A1 e cila ekziston qe 18 vjet, paraqet një ndër goditjet më të mëdha ndaj demokracisë së vendit. Është shkatërruar njëra nga simbolet e shtetit, pavarësisë së mediave, sinonim i pluralizmit dhe lirisë së të shprehurit. Ky është edhe një vendim absurd, i cili negativisht do të pasqyrohet në historinë e Maqedonisë. Shuarja e TV A1 nuk ka lidhje me pastrimin e ndonjë kriminalitetit eventual, por paraqet pastrim hesapesh në mënyrë brutale nga ana e Gruevskit me mediat kritike”, ka akuzuar zëdhënësi i LSDM-së Emilian Stankoviq. Lidhur me këtë kanë reaguar edhe nga Shoqata e gazetarëve në Maqedoni, Instituti maqedonas për media si dhe Sindikata e gazetarëve. Televizioni në pronë të Velia Ramkovski, sipas vendimit të gjykatës shkoi në falimentim para disa ditëve. Ndërkohë që ndaj Ramkovskit dhe bashkëpunëtorëve të tij po zhvillohet procedura penale për një sërë veprash.