Lajme Shqip Sunday, 22 May 2011 12:35

Shkup – Një delegacion shtetëror dhe kishtar i Maqedonisë, i kryesuar nga presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, prej sot do të qëndrojë për vizitë treditore në Republikën e Italisë dhe Selinë e Artë, me rastin e manifestimit “Maqedonia për nder të Shën Cirilit”.

Në përbërje të delegacionit shtetëror janë edhe ministri për Shoqëri Informatikë dhe Administratë, Ivo Ivanovski dhe zëvendësdrejtori i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze Anton Sereçi, ndërsa në delegacionin kishtar janë mitropoliti i Prespës-Pellagonisë dhe ai Evropian, z. Petar dhe z. Pimen, si dhe ipeshkvi i Shkupit dhe egzarku i Apostolit, Kiro Stojanov.

Sipas programit, sot pasdite në Romë delegacioni do ta vizitojë kishëzën antike në Panteon, në shoqirmin e Danielle Mikeleti, rektor i bazilikës Panteon, ku do të marrë pjesë edhe në hapjen solemne të manifestimit.

Gjatë ditës së nesërme, në Vatikan presidenti Ivanov do të pritet nga kryetari i Kishës katolike të Romës papa Benedikti i Gjashtëmbëdhjetë, ndërsa do të bisedojë edhe me sekretarin shtetëror të Fronit të Shenjtë, kardinalin Tarçiso Bertone.