Lajme Shqip Saturday, 14 May 2011 11:08

Shkup – Drejtoria doganore e Republikës së Maqedonisë, sot në NP Deponia DRISLLA – Shkup, do të organizojë aksion të madh për shkatërrimin e mallit të falsifikuar.

Nga drejtoria kumtojnë se do të shkatërrohen gjithsej 886 palë atlete sportive, të cilat pas përfundimit të procedures, në pajtim me Ligjin për masa doganore për mbrojtjen e të drejtave për pronë intelektuale, u konfirmua se janë falsifikat dhe paraqesin shkelje të së drejtës për pronë intelektuale.

Në kuadër të aksionit do të shkatërrohen 324 palë atlete sportive me shenjë PUMA dhe 562 palë atlete sportive, me shenjë ADIDAS. Shkatërrimi i mallit të falsifikuar do të realizohet nën mbikëqyrjen doganore dhe në mënyrë transparente në prani të përfaqësuesve të mediave etj. Malli që do të shkatërrohet është me prejardhje nga Kina.