Lajme Shqip Wednesday, 20 April 2011 18:39

Shkup – Radmilla Shekerinska është kandidatja e Lidhjes socialdemokrate (LSDM) për kryeministër nëse partia fiton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa bashkëpunëtorët e saj më të afërt do të ishin Zoran Zaev, Zoran Jovanovski dhe Stevo Pendarovski.

Këtë e publikoi sonte lideri i LSDM-së Branko Cërvenkovski në shënimin 20-vjetorit të themelimit të partisë.

Sipas Cërvenkovskit, Shekerinska është personalitet apo sinonim për eurointegrime të suksesshme të Maqedonisë, me prestigj dhe autoritet jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Bruksel dhe në Uashington. “Nëse dikush di dhe mund të caktojë linjën e drejtë të rrugës deri në anëtarësimin në NATO dhe BE është Radmilla Shekerinska”, tha Cërvenkovski.

Cërvenkovski theksoi se nuk do të marrë pjesë në pushtetin e ri, për arsye se, një marrëveshje të këtillë në LSDM kanë pasur që nda dita e kthimit të tij në krye të partisë, e cila, siç tha, ka qenë përgjegjëse dhe e vetëdijshme se sfidave të reja me të cilat po ballafaqohet Maqedonia duhet t’i kundërvihet ekip i ri.