Lajme Shqip Wednesday, 20 July 2011 20:49

Shkup – Ambasada amerikane në Shkup, ka reaguar lidhur me miratimin e ligjit të amnistisë nga ana e Parlamentit të Maqedonisë.
”Nuk është njëjtë ne të komentojmë se si vendi i interpreton ligjet e veta. Ne e kuptojmë dhimbjen dhe humbjen që bashkësi të caktuara etnike e kanë pësuar në konfliktet e kaluara. Ne sinqerisht shpresojmë se të gjitha bashkësitë etnike dhe individët do të mund ta tejkalojnë dhimbjen nga e kaluara në drejtim të pajtimit dhe të një vendi të fuqishëm dhe më të bashkuar”, thuhet në komunikatën e Ambasadës Amerikane në Shkup, dërguar mediave.

Me ligjin në fjalë përfundimisht mbyllen rastet e kthyera nga Haga, si që janë Penda e Likovës, “Udhëheqësia e UÇK”-së, “Pun
ëtorët e Mavrovës” dhe rasti i Neproshtenit.

Me 63 vota pro dhe 29 kundër, Parlamenti miratoi ligjin për interpretimin autentik të nenit 1 të Ligjit për amnisti, i cili nxiti debat të ashpër midis pushtetit dhe opozitës.

Amnistia përfshinë gjithë kryerësit e veprave lidhur me konfliktin e vitit 2001, konkretisht nga data 26 shtator, përveç personave që kanë kryer vepra penale, edhe lidhur me konfliktin ku Tribunali i Hagës nuk ka ngritur procedurë. (LajmeShqip.com)