Lajme Shqip Friday, 13 May 2011 14:47

Shkup – Në takimin e të premtes të Komitetit për ndjekjen e liberalizimit të vizave është konfirmuar plani veprues për aktivitetet në pjesën represive që nënkupton kontrolle të përforcuara dhe të detajuara gjatë daljes nga Republika e Maqedonisë, por edhe kontrolle përkatëse të organizatorëve të udhëtimeve turistike ku ka tregues për ekzistimin e keqpërdorimeve të caktuara ose mundësi për manipulim me qytetarët dhe sjelljen e tyre në konfuzion në lidhje me liberalizimin e vizave.

Republika e Maqedonisë do t’i përdorë të gjithë mekanizmat, mjetet dhe resurset të cilat qëndrojnë në dispozicion, theksuan pas takimit zëvendëskryeministri i obliguar për çështje Evropiane, Vasko Naumovski dhe ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, për sanksionimin e këtyre dukurive individë, por edhe persona juridik të cilët në çfarëdo mënyre e sjellin në pikëpyetje liberalizimin e vizave.

Është dakorduar të kërkohen edhe të dhëna nga vendet ku ka numër të madh të azilantëve, si dhe nga komisari i punëve të brendshme dhe migracione për personat të cilët deri më tani kanë kërkuar azil që të shqyrtohet mundësia përkatëse në procedurë eventuale të zbatohen edhe sanksione shtesë për këta persona.

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë, apeluan Naumovski dhe Jankulloska, duhet të jenë të vetëdijshem se liberalizimi i vizave nuk do të thotë e drejtë as e qëndrimit më të gjatë, as e drejtë e azilit në shtetet e zonës së Shengenit. “Deri më tani as nuk ka marrë dikush azil e as nuk do të marrë në shtetet anëtare të BE-së, ndërsa të gjithë kërkuesit e azilit do të jenë viktima të manipulimit nga disa agjenci turistike apo agjenci të rreme turistike”, ka thënë Naumovski.

Ai precizoi se Ministria e Drejtësisë duhet të bëjë përgatitje për ndryshimin e Kodit penal në drejtim të parashikimit të ndonjë vepre eventuale penale lidhur me organizimin e migrimit ilegal.

Në takim ministri pa resor Nexhdet Mustafa është angazhuar për fushatë të përforcuar te popullata e përkatësisë etnike rome përmes OJQ-ve apo kontakteve të drejdpërdrejta lidhur me liberalizimin e vizave.

Zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane, potencoi se nuk beson se mund të vijë deri te humbja e liberalizimit të vizave pasi që si shtet të gjithë atë që e kemi bërë para së gjithash në sferat të cilat i mbulon MPB është bërë, nënvizoi, me shumë angazhime përmes plotësimit të kritereve konkrete, ndërsa ato aktivitete të cilat janë zbatuar janë vlerësuar lartë nga përfaqësuesit e Komisionit Evropian.

Në pyetjen e gazetarëve se sa do t’i kushtojë Republikës së Maqedonisë kthimi i azilantëve, ministrja Jankulloska decide se prestigji i Republikës së Maqedonisë është shumë më i rëndësishëm nga mjetet materiale.

Ajo njoftoi se më 19 maj një grup prej 30 kërkuesish të azilit nga të cilët pesë janë të Republikës së Maqedonisë duhet të kthehen nga vendet prej ku kanë kërkuar azil.