Lajme Shqip Saturday, 02 July 2011 14:28

Shkup – Ambasada amerikane në Shkup, të premten, përmes një solemniteti ka shënuar 235-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me këtë rast ambasadori amerikan në Shkup, Filip Riker, i vlerësoi si të shkëlqyera raportet midis shtetit të tij dhe Maqedonisë.

“Sot, pas 235 vjetësh ballafaqohemi me sfida në tërë botën dhe në shtëpi. Por, megjithatë ne, kjo na bën të ndjehemi më të fortë. Këto nuk janë vlera amerikane, por njerëzore. Ato janë burim inspirimi që të punojmë çdo ditë me qëllim që në të gjithë botën njerëzit të kenë të drejta të barabarta”, ka thënë ambasadori Riker, i cili edhe mbaron misionin në Maqedoni.

Sipas tij, viti 2011 është vit për t’u shënuar si për SHBA-të ashtu edhe për Maqedoninë. “Në këtë vit shënohet 5- vjetori i USAID-it, të cilët shënojnë 15-vjetorin e prezencës në Maqedoni. Më 8 shtator do të festoni 20-vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë. Dy dekada më pas raportet mes Maqedonisë dhe SHBA-ve mbeten të forta dhe ne jemi krenar për këtë”, ka thënë Filip Riker, ambasador i SHBA-ve në Maqedoni.

Ndryshe, në ceremoninë e 235-vjetorit të pavarësisë së SHBA-ve, morën pjesë mysafirë të shumtë, mes të cilëve edhe presidenti i vendit Gjorge Ivanov, kryeparlamentari Trajko Veljanovski, mandatari për formimin e Qeverisë së re, Nikolla Gruevski, liderë të partive politike, deputetë dhe funksionarë tjerë. (LajmeShqip.com)