Lajme Shqip Saturday, 09 July 2011 08:59

Shkup – Qeveria e Maqedonisë ka reaguar ndaj kumtesës së televizionin A1, të shpallur më 7 korrik 2011, në të cilën pohohet se pushteti aktual synon ta mbyllë këtë medium.

“Lidhur me kumtesën e televizionit A1, vlerësojmë se është e nevojshme ta informojmë publikun, se në tërësi refuzojmë akuzat se cilido institucion qeverisës ka për qëllim ta mbyll televizionin A1.Qëllimi i vetëm i institucioneve kompetente është t’i zbatojnë ligjet për të gjitha subjektet njësoj, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për medium, kompani tregtare, repart prodhues apo çfarëdo lloj subjekti tjetër”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Në reagim, më tej, thuhet: “Publiku gjatë periudhës së kaluar në mënyrë aktive informohej nga ana e institucioneve, gjegjësisht nga Drejtoria për të hyra publike e cila udhëheq me procedurat tatimore për si vijon: Firmat e të ashtuquajturit rasti Pero Nakov, të cilët kryejnë aktivitet mediatik  janë të njoftuara me çdo akt tatimor si dhe me të gjitha të drejtat dhe detyrimet e tyre. Procedura tatimore për këto firma kryhet sipas të drejtave të cilat janë të njëjta për të gjithë. Të gjitha aktet, tatimet, janë të sjella dhe te vërtetuara në pajtim me Ligjin për procedurë tatimore dhe rregullave tatimore në Republikën e Maqedonisë”. Sipas Qeverisë së Maqedonisë, rregullat janë të njëjta për të gjithë dhe vlejnë për të gjitha kompanitë në vend.

“Borxhet e kompanive prej milionësh që kryesisht kryejnë veprimtari midiale përfshijnë shuma prej më parë, por në pjesën më të madhe kanë borxhe të vërtetuara gjatë inspektimit në “Pero Nakov”. Borxhet individuale sipas tatimeve dalin nga veprimtaria e tatimpaguesve në periudhë prej vitit 2005 e këtej. Njëherit, çdo tatimpagues në Republikën e Maqedonisë e din që nëse tatimi nuk paguhet në afatin ligjor, të njëjtit i llogaritet kamatë. Fatkeqësisht, tatimpaguesit e përmendur nuk e shfrytëzuan as të drejtën për pagimin e borxheve në këste, për shkak të mosplotësimit të kushteve të parapara me ligj. Masat dhe aktivitet që ndërmerr DHP varen nga tatimpaguesi, gjegjësisht nëse do ta paguajë tatimin ose jo. Shkaqet për gjendjen në të cilën gjendet televizioni A1 duhet të kërkohen vetëm te pronari i tyre kundër të cilit kryhet proces gjyqësor për evazion fiskal, pastrim parash dhe shoqëri kriminele. Çdo përpjekje tjetër për të imponuar dilema dhe polemika për gjoja mospajtim të institucioneve të sistemit, paraqet dezinformatë klasike për publikun, për çka televizioni A1 është i njohur”, thuhet në fund të reagimit. (LajmeShqip.com)