Lajme Shqip Tuesday, 29 November 2011 12:02

Shkupi renditen në metropolet më të shtrenjta për blerjen dhe dhënien me qira të pronës së patundshme.

Kjo bëhet e ditur sipas portalit Bussines Insider dhe Global Property Guide, ku konstatohet se Maqedonia ka rroga të vogla, mirëpo qira me çmime të larta. Në të kundërtën, shumë metropole evropiane që kanë standard dhe rroga të larta, kanë qiratë e ulta.

Në këtë raport, Shkupi radhitet në vendin e dytë, menjëherë pas Budapestit. Fitimi vjetor nga ky biznes në kryeqytet arrin në 7,38 për qind, nga të ardhurat e përgjithshme vjetore. Gjithashtu vlerësohet se në Shkup, 1 m2 e një apartamenti apo shtëpie ka vlerën prej 1064 euro.

Pas Maqedonisë për nga përfitimi nga qiratë e pronës së patundshme, radhiten Amsterdami, Stambolli, Zagrebi, Berlini, Roma dhe 15 metropole të tjera evropiane. (INA)